Flash News

KRYESORE

Vidhnin makina luksoze, pranga 9 shqiptarëve

Vidhnin makina luksoze, pranga 9 shqiptarëve

Policia çeke goditi një bandë që merrej me grabitjen e makinave luksoze në Çeki dhe Gjermani.

Sipas policisë vendase pasi grabisnin makinat, ky grup sajonte dokumente të rreme për të kryer importin e tyre, duke ndryshuar karakteristikat e identifikimit mekanik dhe elektronik të tyre.

Falë dokumenteve të rreme, grupi i kaloi makinat jashtë si makina të importuara nga Greqia dhe më pas ua shisnin ato tregtarëve që i eksportonin jashtë vendit, shkruajnë mediat çeke.

Nëntë të dyshuar me origjinë shqiptare u arrestuan përfshirë krerët e bandës në veri dhe verilindje të Bohemisë. Bandat ka kryer grabitje të makinave me vlerën e 12 milionë koroneve çeke ndërsa në Gjermani janë regjistruar 30 raste të vjedhjes së makinave Volksëagen dhe Range Rover me vlerë 730,230 euro.

Të fundit