Flash News

KRYESORE

Vidhnin me forcë nga qafa varëset e floririt, në pranga autorët

Vidhnin me forcë nga qafa varëset e floririt, në pranga

Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Durrësit, pasi disa herë kishin vjedhur me forcë varëse floriri të grave të moshuara, në hyrje të pallateve.

Shtetasit me inicialet E. T., 34 vjeç dhe A.G., 35 vjeç, të dy banues Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin bërë 7 vjedhje.

Ky i fundit ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë, për veprën penale "Vjedhje".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip "Opel" që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit