Flash News

KRYESORE

Vidhte portofola, arrestohet në Tiranë ‘makthi’ i vlonjatëve

Vidhte portofola, arrestohet në Tiranë ‘makthi’ i

Arrestohet në Tiranë një person i shpallur në kërkim në Vlorë, pasi ishte shndërruar në ‘makthin’ e qytetarëve atje.

Roland.B., 43 vjeç u arrestua, pasi akuzohet për vjedhjen e disa qytetarëve.

Lista e vjedhjeve të dokumentuara nga policia nga 43-vjeçari:

Më datë 30.07.2018, ka vjedhur portofolin e shtetases E.Q.

Më datë 26.06.2018, në ambientet e ambulancës i ka vjedhur portofolin shtetasit F.Sh.

Më datë 09.10.2017, në lagjen ''Osman Haxhiu'', ka vjedhur portofolin e shtetases G.D.

Më datë 02.10.2017, në lagjen ''Isa Boletini'', ka vjedhur një portofol të shtetasit A.N., dhe një tjetër të shtetasit M.B.

Më datë 15.08.2017, në lagjen Hajro Çakërri, ka vjedhur portofolin e shtetases M.B.

Më datë 31.07.2017, në urbanin e linjës Skelë-Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetasit L.M.

Më datë 20.06.2017, në ambientet e ZVRPP Vlorë, ka vjedhur portofolin e shretasit B.Ç.

Më datë 30.05.2017, tek zyrat e ZVRPP, Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetases B.B.

Shtetasi Roland.B., është shtetas me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Të fundit