Flash News

KRYESORE

Vidhte pushuesit në Dhërmi, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari

Vidhte pushuesit në Dhërmi, arrestohet në flagrancë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vjedhur pushuesit në Dhërmi.

Sipas policisë adoleshenti nga Durrësi është identifikuar me inicialet R.DH dhe është arrestuar dje në vendin e quajtur ”Perivoll”, në Dhërmi.

“Gjatë kontrollit që kanë ushtruar nga policia në shazllonin ku ky shtetas po qëndronte, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale : 2 aparate celular “iphone” ; 1 orë dore e markës ”Calvin Klein” dhe 1 portofol, të cilat i përkisnin shtetasit A.Rr., 18 vjeç, banues në Kosovë” informoi sot policia.

Gjithashtu i është gjendur edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë prej 101 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale ”Vjedhja”, dhe ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 134 dhe 283/1 i Kodit Penal.

 

Të fundit