Flash News

KRYESORE

Video/ ERTV intervistë në kishtë, Metropolia e Shenjtë: Fyerje dhe shkelje e ligjit

Video/ ERTV intervistë në kishtë, Metropolia e Shenjtë:

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit shprehet i indinjuar me stafin e ERTV-së, pas realizimit të një interviste me kandidaten e PS për Bashkinë e Roskovecit në ambientet e një kishte.

Metropolia u bën thirrje subjekteve politike të mos përdorin ambientet e shenjta për mbledhje apo mitingje. Sipas tyre, veprimi është fyerje për besimtarët dhe shkelje e ligjeve te shtetit shqiptar.

“Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambientet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike.

Përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi. Së dyti, përbën shkelje të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikërisht, neni 21 dhe 23 i këtij ligji ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të urdhërit ekzekutiv, pasi është marrë pëlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, shkruhet në njoftim.

Të fundit