Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Vietnami nis përgatitjet për garën e 2020-ës, kontratë 10-vjeçare me "Formula 1"
Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit do të presë një garë të Formulës 1, duke filluar që nga viti i ardhshëm.
I pranishëm në ceremoninë e nisjes së këtyre përgatitjeve ishte edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt, i cili u shpreh se "Çmimi i Madh i Vietnamit" është një mundësi e shkëlqyer për t’u hapur dyert personave të apasionuar pas sportit në Azinë Juglindore.
Ai gjithashtu shtoi se shpreson që ky turne të sjellë edhe një brez të ri të pilotëve vietnamezë në Formulën 1.
Pista e Hanoit, ku do të zhvillohet Çmimi i Madh i Vietnamit, do të jetë 5.6 km dhe në të do të përfshihen edhe pjesë rrugësh në “My Dinh”, një zonë kjo që është pranë stadiumit kombëtar dhe 13 km larg qendrës së Hanoit.
Organizatorët vietnamezë kanë nënshkruar një kontratë 10-vjeçare me drejtuesit e Formulës 1, garë e cila pritet të ketë një kosto prej 60 milionë dollarësh në vit.
Ata deklaruan se refuzuan që të zhvillonin këtë garë në zonën historike “Old Quarter” të Hanoit, për shkak të logjistikës dhe kostove shumë të larta.