Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vigjilja e Pashkës, mesazhi i Bashës: T`i lutemi Zotit të kalojmë këtë sprovë
Kryedemokrati Lulzim Basha dërgoi një mesazh urimi dhe lutjesh në prag të Pashkëve. Basha shprehet se “lutjet në këto moment shkojnë për lehtësimin e sprovës”, që po kalojmë. Basha thotë më tej se “duhet të lutemi këtë të premte që Zoti të zbusë zemrat tona” duke na udhëzuar drejt besimit dhe dashurisë.
“Dy ditë përpara të dielës së Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj.
Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë”, shkruan Lulzim Basha.