Flash News

KRYESORE

Vihet në zbatim urdhri i Ramës, dorëhiqen 7 drejtorë në Shkodër

Vihet në zbatim urdhri i Ramës, dorëhiqen 7 drejtorë në

Ditën e djeshme, kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës, Briselda Kadia, deklaroi se të gjithë drejtorëve meshkuj në qytet, iu komunikua se duhet që të japin dorëheqjen. Kërkesa iu bë gjatë mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorëve në Shkodër, 7 prej të cilëve kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Drejtorët e dorëhequr janë:

Kadri Ymeri- Drejtor i DAR Shkodër

Mustafa Kraja- Drejtor i Bujqësisë

Luar Heta- Drejtor i HEC Vau i Dejës

Ardian Dajti- Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)

Edmond Emini- Drejtor i Postës

Agim Dardha- Drejtor Administrata e Zonave të mbrojtura

Astrit Beci- Drejtor i Shëndetit Publik

“Ndjej të domosdoshme të bëj një komunikatë. Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen.

Vendet do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, deklaroi dje Briselda Kadia.

 

Të fundit