Flash News

KRYESORE

Vijojnë dorëheqjet e drejtorëve të LSI-së, ikën edhe drejtori i...

Vijojnë dorëheqjet e drejtorëve të LSI-së, ikën

Pas disa dorëheqjeve dhe largimeve të njëpasnjëshme të ish-drejtuersve të lartë të LSI-së, në insitucione të rëndësishme, mësohet se së fundi edhe një tjetër drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante deri sot. Eshtë fjala për Julian Beqirajn, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Vendimi i Beqirajt është marrë pasi kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar largimin e të gjithë militantëve të LSI nga administrata. Para se ta shkarkonte Rama, “me ceremoni”, Beqiraj ka preferuar të japë vetë dorëheqjen. Dorëheqjet do të vijojnë me të tjerë emra në ditët në vijim, deri në spastrimin e plotë të administratës nga drejtuesit e LSI-së dhe partive të tjera që ishin pjesë e Rilindjes.

 

Të fundit