Flash News

KRYESORE

Vijojnë kërcënimet për sulme me bomba në Rusi

Vijojnë kërcënimet për sulme me bomba në Rusi

Në Rusi kanë filluar të paraqiten përsëri kërcënimet anonime për sulme me bomba. Zyrtarët lokalë kanë thënë se mijëra persona janë evakuuar sot nga ndërtesat administrative, shkollat, fakultet, qendrat tregtare, spitalet dhe hotelet në Moskë dhe shumë qytete tjera ruse.

Më 12 dhjetor, zëvendës ministri i Brendshëm, Igor Zubov, ka thënë se shumica e thirrjeve kërcënuese vijnë nga Siria. Ai ka përmendur edhe Turqinë, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara, Kanadën, Kazakistanin dhe Uzbekistanin, si vendet prej nga kanë pranuar thirrje telefonike.

 

 

Të fundit