Flash News

KRYESORE

Vijojnë largimet nga administrata, mes të shkarkuarve edhe tre drejtorë

Vijojnë largimet nga administrata, mes të shkarkuarve edhe tre

Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se pas kontrolleve të ushtruara në disa institucione nga ana e Task-Forcës, janë rekomanduar 60 masa disiplinore si dhe 8 kallëzime penale.

Gjonaj tha se janë rekomanduar gjithashtu 9 largime nga puna, ku mes tyre dy kryeinspektor dhe një drejtor Aluizni.

“Task Forca ka ushtruar kontrolle në disa institucione qendrore dhe degët e tyre në rrethe si drejtoritë rajonale të Aluiznit në Tiranë dhe Fier, Zyrën Vendore të Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme në Fier, spitalin Rajonal Durrës, pikën e Inspektimit Kufitar të AKU-së pranë portit Durrës, Drejtorinë Tatimore Fier dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe të Shërbimeve Shoqërore po në Fier.

Janë rekomanduar gjithsej 60 masa disiplinore dhe 8 kallëzime penale për drejtues, ish-drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme të administratës.

9 prej tyre janë largime nga puna, konkretisht për tre përgjegjës sektori të Aluiznit, Tirana rurale, 2 inspektor të pikës së Inspektimit Kufitar të AKU-së pranë Portit Durrës, kryeinspektorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës në Durrës, kryeinspektorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës në Fier, drejtorin e Aluiznit ‘Tirana Jug’ dhe përgjegjësin e sektorit të legalizimeve po të kësaj drejtorie”, tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë u shpreh gjithashtu se janë dorëzuar në Prokurori edhe 8 kallëzime penale.

“Është depozituar kallëzim penal pranë drejtorisë për dy inspektorë të pikës së Inspektimit kufitar të AKU-së pranë portit Durrës, të cilët dyshohet të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Është depozituar kallëzim penal për ish-drejtorët e Aluiznit Tirana jug dhe Tirana Rurale si dhe katër përgjegjës sektorit të legalizimeve të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, u shpreh Gjonaj.

 

Të fundit