Flash News

KRYESORE

Vijojnë ngricat dhe temperaturat e ulta, ARRSH njofton për rrugët ku kalohet me zinxhirë

Vijojnë ngricat dhe temperaturat e ulta, ARRSH njofton për rrugët

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e rrugëve në vend në tre rajonet e mëdha. Sipas ARRSH, nuk ka patur reshje, por temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe kjo sjell prezencën e ngricave në rrugë.

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë: Domaj-Draj Reç; Ura e Cerenecit-Stebleve; Sllovë –Vasije; Peshkopi-Qafë-Drajë; Peshkopi-Ushtelencë; Qafë Bualli-Krastë; Trebisht-Doganë. Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Është punuar nga kontraktorët gjatë orëve të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi me zinxhirë bëhet në akset: Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat; Qafë Priskë-Shëngjergj; Qafë Priskë-Qafë Mollë; Krujë-Sarisalltik; Lunik-Steblevë. Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve për shkak të ngricave në rrugë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të fundit