Flash News

KRYESORE

Vijojnë replikat, Gjiknuri tjetër e-mail PD-LSI: Në pritje të propozimeve tuaja

Vijojnë replikat, Gjiknuri tjetër e-mail PD-LSI: Në pritje

Negociatori i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore të kërkuar nga opozita jashtëparlamentare sot në orën 17.00.

Nisur edhe nga qëndrimet e PD dhe LSI, që sipas Gjiknurit ka patur një reflektim, përfaqësuesi i PS i kërkon opozitës së bashkuar që të bëjë gati propozimet konkrete për t’u diskutuar më pas në tryezë lidhur me nismën për ndryshimet kushtetuese.

“Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës. 

Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik. 

Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithsesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje”, shkruan Gjiknuri.

Të fundit