Flash News

KRYESORE

Vijojnë shkarkimet në Policinë e Shtetit, ndryshime edhe në disa qarqe të vendit

Vijojnë shkarkimet në Policinë e Shtetit, ndryshime edhe në

Pas njoftimit për shkarkime në Policinë e Tiranës, ndryshime janë bërë edhe në rrethe.

Në 12 qarqe të vendit janë bërë ndryshime në rang drejtorësh dhe zëvendësdrejtorësh.

Mësohet se është shkarkuar shefi i Komisariatit Shkodër, Alfred Cenaj dhe është emëruar në Durrës si shef i seksionit të krimit të organizuar. Ndërkohë shef i Komisariatit të Shkodrës emërohet Hamdi Shullani.

Një tjetër lëvizje në veri është edhe e shefit të Komisariatit të Pukës, Gazmend Demrozi që drejtonte këtë Komisariati largohet dhe në vend të tij emërohet Pal Marku.

Ndërkohë shefin e Komisariatit Krujë, Erjon Ismaili tashmë do të jetë shef i stacionit të policisë në Fushë-Arrëz, në Krujë shkon shef i Komisariatit Ervin Ndreu.

Të fundit