Flash News

KRYESORE

Vijon beteja ligjore mes Britney Spears dhe ish-bashkëshortit, reagon babai i këngëtares

Pak kohë më parë, ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Britney Spears, kërkoi që këngëtarja të rriste shumën e parave që ajo i dërgon për të mbajtur dy djemtë e tyre.

Mirëpo babai i këngëtares, Jamie Spears ka kërkuar të shohë me detaje rikthimin e taksave të ish-burrit të Britney-t, balerinit Kevin Federline, për të parë nëse ai realisht punon apo thjesht jeton me pagesën që këngëtarja bën çdo muaj për kujdestarinë e fëmijëve të saj, Preston, 12 vjeç dhe Jayden, 11 vjeç.

Sipas “TMZ”, ai po kërkon të shohë llogarinë e Kevin përgjatë vitit 2017, pasi ish-bashkëshorti i këngëtares ka kërkuar shtimin e pagesës deri në 20 mijë dollarë në muaj, për dy fëmijët e tyre, të cilët gjykata ia kaloi në kujdestari Kevinit, duke qenë se Britney nuk ishte në gjendje të kujdesej për ta.

Referuar medieve të huaja, babai i këngëtares me anë të këtij veprimi kërkon të sigurohet që shuma e kërkuar nga Kevin shkon realisht për rritjen e dy fëmijëve apo për shpenzimet e tij vetjake.

Të fundit