Flash News

KRYESORE

Vijon greva në aeroportin e Prishtinës, shtyhen me dhjetëra fluturime

Vijon greva në aeroportin e Prishtinës, shtyhen me dhjetëra

Sindikata e Kontrollorëve Ajrorë në Kosovë ka vijuar grevën edhe gjatë ditës së sotme, duke njoftuar se do të zgjasë rreth 8 orë.

Greva ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për ndërprerjen apo pezullimin e saj.

Sindikata kundërshton ligjin për pagat që, sipas tyre, ndikon në të ardhurat direkte që shkojnë për kontrollorët ajrorë dhe është në kundërshtim edhe me ligjet e BE-së.

Greva ka bërë që të shtyhen ose anulohen me dhjetëra fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Të fundit