Flash News

KRYESORE

Vijon përçarja tek Libra, Hafizi mbledh strukturat, akuza Blushit

Situata tek Libra vijon të jetë ende e tensionuar. Mimoza Hafizi ka shfaqur sërish ankesa, këtë herë për mos mbledhjen e organeve të partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hafizi thotë se prej gjashtë muajsh, Ben Blushi nuk pranon të mbledh Bërthamën e Libras.

“Bërthama Libra është organ themelor statutor, i votuar nga e gjithë anëtarësia me parimin një anëtar, një votë. Bërthama i ka të gjitha kompetencat e saj të përcaktuara në Statut.

Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017.

Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2012”, shkruan ndër të tjerash Hafizi.

Më tej, Hafizi ka bërë të ditur edhe rendin e ditës që do të diskutohet në këtë mbledhje.

“Thërrasim mbledhjen e Bërthamës Ditën e Premte, datë 12 Janar, ora 19:15, me këtë rend dite:

  1. Sqarimi dhe përcaktimi i statusit të secilit prej anëtarëve të Bërthamës, që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në mënyrë jozyrtare,
  2. Analizë e situatës së brendshme dhe zhvillimeve në Libra, si dhe pozicionimit të saj aktual politik”, mbyll reagimin e saj Mimoza Hafizi.

Të fundit