Flash News

KRYESORE

Vijon përndjekja e protestuesve të opozitës, 50 vjeçarja ndalohet në Morinë

Vijon përndjekja ndaj qytetarëve që morën pjesë në protestën e opozitës jashtë Kuvendit, më 18 dhjetor, për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e mazhorancës.

Mbrëmjen e djeshme është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, 50 vjeçarja Fiqirije Nezaj, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia për shkak të pjesëmarrjes në protestë. Mësohet se Nezaj nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe e ka mësuar vetëm kur e kanë ndaluar efektivët.

Ndërsa më 31 janar, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, u ndalua ish-efektivi i FNSH, Osman Levanaku, i shpallur gjithashtu në kërkim për pjesëmarrjen në protestë.

12 ngjarjet politike që dominuan 2017-n; Saimir Tahiri ‘mbylli’ çadrën

Ngjarjet që pritet të shënojnë 2018-ën shqiptare. Nga protestat e opozitës te ‘byebye’ Vlahutin & Lu

Të fundit