Flash News

KRYESORE

Vijon përplasja Hushi-Kurti, gazetarja: Lajmin e vjedhjes e përgënjeshtruan mediat

Ka vijuar përplasja në rrjetet sociale mes tenorit Agim Hushi dhe gazetares Kozeta Kurti, të cilët kanë shkëmbyer sërish replika nisur nga statusi provokues që Hushi publikoi disa ditë më parë.

Tenori ka shpërndarë në profilin e tij një lajm të disa viteve më parë kur Kozeta Kurti u dyshua për një vjedhje në Itali, por pas verifikimeve u la lirë sepse nuk rezultoi të kishte kryer ndonjë vepër penale.

“O tempora, O mores!! Meqë çdo fjalë e imja komentohet sipas interesit të disave s’po flas fare dhe po ju lë ju miq të gjykoni kush hodhi baltë mbi karrierën dhe jetën time dhe bëni krahasimin! Uroj Paqe për këto shpirtra të trazuar!”,- shkruan Hushi mbi lajmin që ka shpërndarë.

Gazetarja i është përgjigjur menjëherë Hushit duke sqaruar se ai lajm është përgënjeshtruar nga mediat italiane. “Mjaft reklamë të bëra o tenor që më shumë flet se këndon”, shkruan ndër të tjera Kozeta Kurti në përgjigjen për Agim Hushin.

Të fundit