Flash News

KRYESORE

Vijon protesta e studentëve: Nuk trembemi nga kërcënimet dhe presionet e policisë

Vijon protesta e studentëve: Nuk trembemi nga kërcënimet dhe

Studentët do të vijojnë sërish protestën diten e enjte, pavarësisht kushteve të motit.

Sipas informacioneve të lëvizjes ‘Për Universitetin’, rezistenca studentore po merr vrullin e dhjetorit me forma të larmishme proteste: tryeza diskutuese, zaptime, aksione, bllokime, këngë, marshime, denoncime pedagogësh të korruptuar etj.

Ata do të mblidhen fillimisht oborret e fakulteteve ndërsa se si do të vijojë axhenda e tyre nuk është bërë ende e ditur.

"Edhe hyrja e policisë në fakultete është gjë e vjetër, por në shkelje të ligjit. Prandaj me të drejtë studentët i zbuan", theksojne ata.

Statusi i plotë:

Bojkoti masiv vazhdon në pothuajse të gjitha universitetet publike të Shqipërisë. Rezistenca studentore po merr vrullin e dhjetorit me forma të larmishme proteste: tryeza diskutuese, zaptime, aksione, bllokime, këngë, marshime, denoncime pedagogësh të korruptuar etj.

Ndërkohë kryeministri vazhdon me avazin e tij të vjetër: fjalë boshe. Tarifat e masterit janë të vjetrat, buxheti është i vjetri dhe ligji është i vjetri. Edhe hyrja e policisë në fakultete është gjë e vjetër, por në shkelje të ligjit. Prandaj me të drejtë studentët i zbuan. Të vjetër janë edhe rektorët e dekanët të cilët në rastin “më të mirë” heshtin, kurse në më të keqin bëjnë presion dhe u vërsulen studentëve si çakej të tërbuar.

Ne studentët nuk kemi frikë. Ne kemi shpresë dhe jemi shpresa e një universiteti dhe shoqërie më të mirë. Nesër në orën 9.00 bashkohemi në oborret e fakulteteve për të vendosur për format specifike të rezistencës!

Të fundit