Flash News

KRYESORE

Vijon protesta te Bregu i Lumit, banorët: Iu bashkohemi protestuesve të “Astirit”

Vijon protesta te Bregu i Lumit, banorët: Iu bashkohemi protestuesve

Banorët e Bregut të Lumit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme protestën për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.

“Kemi 30 ditë që iu bashkohemi edhe banorëve të Astirit në protesta. Do t’i mbështesim deri në fund”, shprehet një prej protestuesve.

Banorët paralajmërojnë protestën e radhës nesër në orën 15:00, duke thënë se do i mbrojnë shtëpitë e tyre se i kanë ndërtuar me gjak e me djersë.

Deputetët e PD, gjithashtu i janë bashkuar protestës në Bregun e Lumit. Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se PD i ofron gjithë mbështetjen  banorëve.

Të fundit