Flash News

KRYESORE

Vijon protesta tek Unaza e Re, banorët: Burg për Gjiknurin

Vijon protesta tek Unaza e Re, banorët: Burg për Gjiknurin

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat kundër projektit të Unazës së Madhe. Prej rreth 2 muajsh, banorët mblidhen çdo mbasdite për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të mbrojtur banesave të tyre nga prishja.

“Poshtë projekti”, “Burg për Gjiknurin”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”,  ishin disa nga parullat e banorëve që presin anulimin e projektit, pas skandalit me kompaninë që kishte fituar tenderin.

“Donin të vidhnin këtu dhe nuk ia dolën. Doli Afrim Qendro te Opinioni dhe tha se paratë janë te arka e shtetit. O zotëri si vjedhja, si tentativa e vjedhjes dënohen njësoj në Kodin Penal.”, u shpreh Dorjon Protoduari, i cili u lirua pak ditë parë.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/210631303209251/

Të fundit