“Vijon show dhe talljet me qytetarët”; Raporti i OKB për Covid-in, PD akuza qeverisë: Në kulmin e pandemisë ulin shpenzimet për shëndetësinë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka akuzuar qeverinë për ulje të shpenzimeve për shëndetësinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se në kohën kur ka më shumë nevojë që të përmirësohet shërbimi “kjo qeveri vijon të bëjë show e te tallet me qytetarët e shëndetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si të ishim perballe nje situate normale”.

“Ne kulmin e pandemise, perballe nje sistemi shendetesor me aq shume mangesi e probleme, qeveria ka luksin te ule shpenzimet per shendetesine, pikeriksht ne kohen kur ka me shume nevoje qe te permiresohet sherbimi, te shtohet numri i personelit shendetesor, e te motivohen e mbeshteten ata qe jane cdo dite ne krye te detyres, te blihen aparatura e specifikisht per te perballuar pandemine te alokohen fonde per blerjen e aparaturave ECMO, si dhe te anuloje koncensionet ne shendetesi e te alokoje parate per te perballuar krizen. Kjo qeveri vijon te beje show e te tallet me qytetaret e shendetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si te ishim perballe nje situate normale”, shkruan Pampuri.