All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vijon skandali në Universitetin e Elbasanit, pas Dekanit, arrestohet dhe sekseri

Vijon skandali në Universitetin e Elbasanit, pas Dekanit, arrestohet dhe
All - Paragraf - 1

Pas arrestimit të dekanit dhe të disa pedagogëve, Policia e Elbasanit ka arrestuar një 43-vjeçar në Elbasan. Dyshohet se ky i fundit u premtonte studentëve ndërmjetësimin me pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për marrjen e notave kaluese ose rritje note.

All - Paragraf - 3

Policia njofton se Gëzim Qytyku, banues në Elbasan, akuzohet për ‘ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik’.

NJOFTIMI

Ndaj Gëzim Qytyku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 të Kodit Penal.

Ky arrestim vjen pas një vale arrestimesh ku në pranga ra Dekani dhe disa pedagog.

Të arrestuarit e mëparshëm: 

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Të fundit