Flash News

KRYESORE

Vijonte aktivitetin e lojërave të fatit, procedohet penalisht 26-vjeçari

Vijonte aktivitetin e lojërave të fatit, procedohet penalisht

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 26-vjeçar në Ballsh, pasi vijonte aktivitetin e lojërave të fatit. Policia ka proceduar K.M, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Procedimi ndaj këtij shtetssi filloi pasi në qytetin e Ballshit në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Fier, deri në ndëshkimin e subjekteve që ushtrojnë këtë aktivitet anti-ligjor.

Të fundit