All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Viktima” e parë vettingut, shkarkohet nga detyra komisioneri publik Heral Saraçi

“Viktima” e parë vettingut, shkarkohet nga detyra komisioneri
All - Paragraf - 1

Shkarkohet nga detyra komisioneri publik Heral Saraçi. Vendimi përfundimtar erdhi pas 5 seancash dëgjimore nga Komisioni Disiplinor i përbërë nga gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

Shkak për këtë vendim u bë fakti se komisioni e bën atë përgjegjës për pengimin e punës së institucionit.

All - Paragraf - 3

Hetimi disiplinor për Saraçin nisi me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili pretendoi për shkelje në punën e tij, ku përfshihet pengimi i mbledhjeve të komisionit dhe rekrutimi jashtë rregullave i stafit.

Nga ana tjetër, sipas reporter.al, Saraçi përmes një reagimi, e konsideroi vendimin të padrejtë dhe njoftoi se do ta apelojë atë. Ai shton se vendimi është i padrejtë dhe paralajmëroi se do të gjejë format ligjore për ta kundërshtuar atë.

“Unë ende nuk e di se çfarë ligji kam shkelur. Vakumi ligjor është arsyeja e të gjitha përplasjeve dhe vonesave që janë shkaktuar dhe për të cilat akuzohem unë,” deklaroi ai.

Kryetari i  Komisionit Disiplinor, Sokol Çomo lexoi për një orë e gjysmë provat që ngarkonin me përgjegjësi komisionerin Saraçi. Sipas Çomos, gjatë seancave dëgjimore u provua se institucioni i Komisionerit Publik nuk ka miratuar rregulloren e funksionimit të vet për shkak të pengesave të krijuara nga Saraçi.

Sipas vendimit, komisioneri publik nuk hartoi një projekt-rregullore për veprimtarinë e institucionit vitin e kaluar,  ndërsa më pas paraqiti një draft që binte në kundërshtim me variantin e dakordësuar me vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Duke shfaqur vullnet jo të sinqertë për të bashkëpunuar, Saraçi me veprimet dhe mosveprimet e tij ka  dëmtuar rëndë veprimtarinë e institucionit të Komisionerit Publik, duke rrezikuar  referencën e tij në mbrojtjen e interesit publik,” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Komisioni Disiplinor e ka gjetur përgjegjës Saraçin edhe për rolin e tij në rekrutimin e personelit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe të Komisionerit Publik, ndërsa u evidentua se asnjë nga punonjësit e Komisionerit Publik nuk ka një kontratë të rregullt pune të nënshkruar.

   

Të fundit