Flash News

KRYESORE

I vrari në Tiranë i pranishëm në lokalin e ngjarjes Martinaj-Mata

I vrari në Tiranë i pranishëm në lokalin e ngjarjes

Ish punonjësi i policisë i vrarë në mbrëmjen e sotme në kryeqytet është mik me Ervis Martinaj. Viktima Santiago Malko ka qenë prezent në ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar në bllok, ku u vra Fabian Gaxhaj. Ai u shpall në kërkim që nga kjo ngjarje, por u vetëdorëzua ku edhe sqaroi situatën.

Në 4 tetorin e shkuar, në zonën e ish-Bllokut ndodhi një përplasje me armë midis grupit të Ervis Martinajt me grupin e Ervin Matës. Për pasojë humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Dyshohet se edhe viktima ka qenë i përfshirë në biznesin basteve sportive.

Ndërkohë policia e Tiranës ka identifikuar njërin prej autorëve të krimit. Ai është shtetasi me inicialet D.A, ndërsa policia po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë vrasje.

Njoftimi i policisë

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen "Xhanfize Keko", persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip "BMË". Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip "Mercedes Benz". Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin. Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve. Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112", njofton policia.

Të fundit