Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Viktimës së sotme në Peqin, i ekzekutuan kushërinjtë dhjetorin e shkuar në një atentat
Viktima Andi Zylyfi që u vra në mbrëmjen e sotme është djali i hallës së Endrit Alibejt (Dylgjerit). Ky i fundit u ekzekutua rreth një vit më parë, ndërsa po lëvizte në makinë me xhaxhanë e tij Arben Dylgjeri, si dhe shtetasin turk Erdal Duranay.
Krimi i trefishtë ndodhi në Bradashesh të Elbasanit, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Endrit Alibej, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare.
34-vjeçari njihej për të shkuarën e tij kriminale, pasi disa vite më parë u arrestua bashkë me vëllanë e tij Andrea Alibej në Itali, si “kokat” e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës në veri të Italisë. Në atë kohë ai ishte vetëm 29 vjeç dhe u kap me 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.
Zylyfi u qëllua me armë në kokë e humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa shoku i tij Albert Uruçi është në gjendje të rëndë.