Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Viktor Orban refuzon perëndimin, por mbështet hapur Trump-in
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka publikuar një ese duke shprehur hapur qëndrimet e tij politike dhe duke ndezur shumë polemika. Ai i thotë jo perëndimit liberal dhe mbështet hapur Trumpin.
"Perëndimi e ka humbur atraktivitetin e tij nga pikëpamja e Evropës Qendrore. Modelet jetësore të perëndimit liberal, të hapur ndaj botës dhe të lindjes së krishterë konservatore janë të papajtueshme me njëra-tjetrën”. Afrimet politike të të dy kampeve, si për shembull në Austri dhe Gjermani mes kristiandemokratëve dhe Të Gjelbërve, Orban i shikon si "pervertim".
Botëkuptimet e ndryshme po e përçajnë edhe më shumë Bashkimin Europian në drejtimin e politikës ekonomike, sipas Orban. Hungaria dëshiron së bashku me aleatët e saj në rajon të përqëndrohet tek aftësia e konkurrencës në BE. Shumica në Bruksel e pengon këtë konkurrencë, sepse ndër të tjera ata ndjekin qëllimet e klimës deri në "absurditet" dhe synojnë një shoqëri multikulturore, thotë ai.
Edhe politikat edukative të perëndimit Orban i kritikon si të papajtueshme me shtetet e krishtera konservatore.
"Qëllimi i arsimit tonë është që fëmijët tanë të bëhen patriotë, që traditat tona të trashëguara t'i japim më tej." Shkollat duhet të konfirmojnë atë identitet seksual tek fëmijët " të cilin krijuesi ua ka dhënë me lindjen", dhe të mbrojnë fëmjët nga "ideologjia gjinore" dhe "propaganda e ylberit".
Ai pretendon prej vitesh se konservatorët europianë i kanë tradhtuar idealet e një Europe të krishterë. Si arsyetim, ai përdor të njëjtat teori konspirative se institucionet e BE i shërbejnë "George Sorosit dhe njerëzve të tij", jo qytetarëve të Europës.
“Miliarderi amerikan punon së bashku me "elitën e Brukselit", "mediat ndërkombëtare" dhe "organizatat e shoqërisë civile të maskuara si OJQ" në shkatërrimin e shteteve kombëtare dhe qeverive nacional-konservatore”, shprehet më tej ai.
Javët e kaluara, Orban e ka ashpërsuar tonin ndaj kundërshtarëve të tij, kjo mund të lidhet edhe me numri në rritje të rasteve me Corona në Hungari.
"Orban ka shumë frikë se mos humbet popullaritetin nga pandemia e Coronës dhe kriza ekonomike", thotë politologu, Peter Kreko nga Instituti i Budapestit, Political Capital në bisedë me Deutsche Ëellen.
Së fundmi grupet parlamentare në Parlamentin Europian kanë bërë të ditur, se buxheti i BE së bashku me miliardat për Coronën do të miratohen, vetëm nëse lidhen me respektimin e rregullave të shtetit ligjor. Orban e shikon këtë në esenë e tij si "shantazh" dhe bën të ditur, se në këtë rast nuk do ta miratojë atë.
Viktor Orban nuk harron të flasë edhe për aleatët në anën tjetër të Atlantikut. Në esenë e tij, ai deklaron hapur mbështetjen për presidentit Donald Turmp në zgjedhjet e 3 nëntorit.
"Imperializmin moral" të demokratëve amerikanë ai nuk e pranon, thotë Orban.
Politologu, Peter Kreko thotë, se Orban dhe Trump nuk janë të afërt vetëm në retorikë dhe nga ana politike.
"Brenda BE nuk ka shumë persona që e mbështesin hapur politikën e Trumpit."
Por në plan afatgjatë, afrimi i Orbanit me Kinën dhe Rusinë mund ta dëmtojë marrëdhënien me Trumpin. Eksperti e vlerëson si "një ekuilibër të rrezikshëm dhe të brishtë" politikën e jashtme hungareze. Pra shpallja e luftës perëndimit mund të jetë goditje me efekt jo të mirë për Orban, edhe nëse Trump i fiton zgjedhjet në nëntor.