Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Viktori do fejohej”, flet babai i vëllezërve që u vranë në atentat në Durrës
Vetëm pak ditë nga atentati i vrasjeve të dy vëllezërve në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhia, babai i dhe daja i tyre kanë folur për mediat. Duke u bërë thirrje mediave të mos i rëndojnë më shumë, ata kërkuan nga shteti që të zbardh ngjarjen. Babai i viktimave, Kol Haxhia tregon se bizneset i kanë ndërtuar me ndershmëri.
“Kishin hapur servis makinash dhe lavazh. Kam marrë 40 mijë euro kredi në bankë e kam lënë shtëpinë peng”, ka thënë i ati i dy viktimave të atentatit të dy ditëve më parë. Ndërkohë, daja i tyre gjithashtu tregon se nipërit e tij merreshin me punë të ndershme, ndërsa tregon se Viktori, një nga viktimat, do të fejohej në qershor.
Ndërsa daja thotë: Puna e tyre ishte e pastër merreshin me makina me qera nuk janë marrë me asnjë biznes tjetër. Na ka rënë dhimbje e madhe dhe i lutemi gazetarëve të mos lozin me fatkeqësinë tonë. Në qershor kishim caktuar datën e fejesës së Viktorit, avokatit”, ka thënë ai.