Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Vila luksoze që Admir Murataj kishte ndërtuar në periferi të Tiranës
Admir Murataj është personi që mbeti i vrarë në grabitjen e ndodhur dje brenda aeroportit ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet. Ai ishte arratisur në 2013-ën nga burgu në Greqi, ndërkohë në Shqipëri organizonte prej kohësh grabitje bankash.
Murataj kishte ndërtuar edhe një shtëpi luksoze në periferi të Tiranës. Vila që shihet në foto ndodhet në Fushë Prezë dhe Murataj ka jetuar aty bashkë me familjen deri në vitin 2015. Shtëpia është e rrethuar me kamera sigurie dhe aty nuk jeton prej kohësh njeri.
Admir Murataj dyshohet se ishte organizatori i vjedhjes së 10 milionë euro në Rinas. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, kur po përpiqej të arratisej. Gjithsesi, të shumta janë dyshimet se Murataj mund të jetë vrarë nga bashkëpunëtorët e tij, për të fshirë çdo gjurmë.
- E konfirmon e shoqja: Grabitësi i vrarë në Rinas është Admir Murataj
- Kompania ajrore e prerë pas grabitjes në Rinas: Jo më transferta parash nga Tirana në Vjenë