Flash News

KRYESORE

Vila, makina, toka/ ‘Forca e Ligjit’ sekuestron në Shkodër pasuritë e të implikuarve në vrasjen e Jan Prengës

Vila, makina, toka/ ‘Forca e Ligjit’ sekuestron në Shkodër

Policia e shtetit ka njoftuar se Operacioni Forca e Ligjit ka vepruar sërish në lidhje me ngjarjen e 17 janarit 2020 ku u mor peng Jan Prenga dhe më pas u vra nga disa persona.

Efektivët e “Anti-KÇK” kanë sekuestruar sot pasuritë e gjashtë personave në Shkodër, si të dyshuar për grabitjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Siç thuhet në njoftimin e policisë së shtetit, OFL ka vënë në sekuestro shtëpi, toka e makina luksoze.

Policia e Shtetit njofton se operacioni është në vijim.

Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

– A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër,

– M. D., me banim në Nicaj, Shkodër

– A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër

– G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër

-A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër

– M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër

Njoftimi i plotë:

Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

  1. Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

    • Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

  2. Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

    • Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;

    • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;

    • Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

  3. Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

  • Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;

    • 3 automjete

    • 1 motor.

  1. Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

    • Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;

    • Një automjet;

  2. Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

    • Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

  3. Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

    • Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;

    • Një automjet;

Operacioni vijon.

Të fundit