Flash News

KRYESORE

“Vila satëme, idiot, kërriç”, debati Nano – Bardhi rekord audience

“Vila satëme, idiot, kërriç”, debati Nano –

Të enjten në mbrëmje në emisionin “Opinion”, u trajtua çështja "Xhafaj" dhe 'votëbesimi' që ky i fundit mori nga kryeministri Rama.

Gjatë emisionit, pati një sërë deklaratash të forta, por debati që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte debati mes analistit Mustafa Nano dhe ish-ministrit të drejtësisë Gazmend Bardhi, ku analisti nuk i kurseu fjalët jo-etike ndaj Bardhit.

Sipas Opionion.al, mësohet se audienca mesatare atë mbrëmje ishte 34.4%, ndërsa audienca maksimale arriti në 50.6% të audiencës gjatë debatit mes Nanos dhe Bardhit.

Më poshtë debati i plotë:

Gazmend Bardhi: Flasim për vilën tënde në Lalëz.

Mustafa Nano: Vilën time?

Bardhi: Po po, për vilën tende

Nano: Vileën e satëme

Bardhi: Vilën e satëme

Nano: Unëe nuk kam vilë në Lalëz. Unë kam apartament. Ti je një idiot me gjyslyke

Bardhi: Ne s’jemi këtu peër pasuritë

Nano: Vilë ka Sali Berisha në Lalëz. Edhe Ilir Meta…

Bardhi: E nisim nga vetja

Nano: Ti nuk je idiot mor, ti je kërriç

Bardhi: Po të flasësh kështu nuk është argument

Nano: Ik mor zuzar, palaço.

Më poshtë video:

https://www.youtube.com/watch?v=zFqwjQOza10

Të fundit