Flash News

KRYESORE

Vin Veli sqaron aludimet për lidhjen e re: U shqetësova shumë për mikeshën time

Jeta personale e Dj të njohur Vin Veli ka qënduar nën vëmendjen e mediave rozë, pas ndarjes nga moderatorja Bora Zemani. Pak kohë më parë, u përfol se Vini nisi një lidhje të re. Shkak u bë një video ku Vini shfaqej duke u argëtuar pranë një vajze bukuroshe për të cilën u tha se është e dashura e tij.

I ftuar në emisionin "Trokit", Vini foli për herë të parë për këtë lidhje të përfolur:

"Nuk ishte lidhje ajo, nuk ka lidhje". Dj u shpreh se u shqetësua për mikeshën e tij pasi dolën lajmet se ata janë në një lidhje.

"Unë u shqetësova më shumë për mikeshën time. Pse duhet të dalë ajo nëpër portale, e sheh familja. Ndonjëherë mund të dal me vajzën e tezes dhe të thonë e ka të dashur. Kështu është bërë kjo punë", u shpreh Vini.

Të fundit