Flash News

KRYESORE

Vincent Company rikthehet te Anderlehti; Kristal Abazaj pret një shans të dytë

Mbrojtësi belg, Vinsent Kompani ka njoftuar largimin nga Mançester Siti, pas një 11 sezonesh. “E kam imagjinuar këtë moment shumë herë dhe akoma nuk më duket reale. Manchester City më ka dhënë gjithcka e kam provuar tia kthej sa më mirë. Tani është momenti të iki” shkruan belgu, që ka fituar pothuajse gjithçka me klubin anglez: 4 Premier League, 4 Kupa të Ligës, 2 FA Cup e 2 Community Shield.

33-vjeçari do të rikthehet në Belgjikë te klubi i Anderlehtit, ku do të jetë lojtar dhe trajner i skuadrës më të titulluar në vend. Në organikën e tyre bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar, Kristal Abazaj, i cili që prej Janarit është i huazuar në Kroaci te Rijeka.

Trajnerit i ri duhet të vendosë nëse 22-vjeçari nga Tropoja që u ble për 600 mijë euro nga Skënderbeu si një talent premtues, bën pjesë në planet e tij apo do të huazohet sërish per te fituar me shume eksperience.

[caption id="attachment_278265" align="alignnone" width="650"] Abazaj me fanellen e Anderlehtit[/caption]

Të fundit