Flash News

KRYESORE

Vinicius shënoi, ka një kërkesë për babin e tij

Vinicius shënoi, ka një kërkesë për babin e tij

Sulmuesi i Real Madrid-it, Vinicius Junior, ka folur për golin e shënuar ndaj Clube Brugge në Champions League. Braziliani i dha avantazhin ekipit të tij dhe e shijoi shumë këtë moment, pasi ka vuajtur shumë në muajt e fundit.

Trajneri Zinedine Zidane nuk e ka grumbulluar në disa ndeshje radhazi, ndërsa Vinicus ia shpërbleu si duhet. "Jam shumë i lumtur që ndihmoj Real Madridin dhe luaj në Champions League.

"Të shënoja, ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Doja të bëja tatuazh për ta mbajtur mend gjithmonë këtë moment. Kam pyetur dhe babin tim, por ende nuk kam marrë përgjigje. Jam shumë krenar për atë që kam arritur deri më tani”, u shpreh talenti brazilian.

Të fundit