Flash News

KRYESORE

Viola në lidhje të re dashurie? Moderatorja publikon foton dhe i tregon të gjitha

Një foto e Violës me motrën Petrula Spiro dhe partnerin e saj, Marin Blushi, bëri xhiro në disa portale që nxituan të hamendësonin se Viola është në një lidhje të re dashurie.

Që kur i dashuri i Violës, Valentin Selaj, u arrestua me akuzën e trafikut të drogës, moderatorja është vënë në qendër të mediave.

Por nëse për të gjitha lajmet e ditëve të fundit, Viola zgjodhi të heshtë, për lajmin e sotëm, ka reaguar me shpejtësi duke u treguar të gjithëve se ai, për të cilin të gjithë po flasin, është partneri i motrës së saj, Petrula.

Duke postuar një foto të çiftit duke u puthur me njëri-tjetrin, por edhe duke i etiketuar ata me emra, Viola u ka treguar të gjithëve që hamendësuan një lidhje të re të saj. Po ashtu, Viola ka shënuar mbi foto edhe datën kur është bërë fotografia.

Të fundit