Flash News

KRYESORE

Viola Spiro largohet nga Shqipëria: Dua të bëj një specializim në Amerikë

Viola Spiro largohet nga Shqipëria: Dua të bëj një

Moderatorja e njohur shqiptare, Viola Spiro, së fundmi ka treguar se do të largohet nga Shqipëria.

E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ajo është shprehur se ka plane për tu vendosur në SHBA, ku ka dhe prindërit e saj.

“Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem tek prindërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jashtë. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend”, ka thënë Viola.

Veç të tjerash moderatorja ka folur edhe për paragjykimet që i ndjekin vajzat e bukura të ekranit, për faktin që janë aty për shkak të paraqitjes së tyre.

“Më është dashur shumë punë për t’ua vërtetuar të kundërtën”, ka shtuar ajo.

Të fundit