Flash News

KRYESORE

Violinisti shqiptar që interpretoi majë statujës së Jezu Krishtit: Ishte si një ëndërr e keqe

Violinisti shqiptar që interpretoi majë statujës së Jezu

Olen Çezari është një nga violinistët më të mirë shqiptar që është duke na prezantuar denjësisht nëpër botë dhe “çmenduria” e tij e fundit ka çuditur që të gjithë. Violinisti ka performuar në majë të statujës së Jezu Krishtit këngën “Ave Maria”, por mesa duket eksperienca nuk ka qenë aq e bukur sa ç’dukej. I ftuar në “Xing me Ermalin” Çezari ka treguar të papriturat që ka hasur në realizimin e këtij projekti.

“Ishte një ëndërr shumë e keqe. Hipa me litar, i lidhur. Hipa 10 metra dhe pastaj me ndihmën e zjarrfikësve kam hyrë brenda trupit të statujës.  Në janar në Brazil është 50 gradë dhe ajo statuja është beton me një boshllëk në mes.

Gjysma është me shkallë normale, gjysma tjetër  është me shkallë si të zjarrfikësve. Duhej 45 minuta të ngjitesha dhe kur hipa sipër kisha mungesë oksigjeni sepse ishte komplet e mbyllur statuja. Erdhën e hapën dhe mezi merrja frymë”, tregoi Cesari.

Violinisti tregoi edhe vështirësitë që ka hasur për këtë projekt pasi nuk i jepnin leje. “Nuk na jepnin leje. Ishte shumë e vështirë. Por pas 1 muaj e gjysmë ja arritëm ta merrnim lejen”, u shpreh Olen Cesari ndërsa shtoi se pamja lart statujës ishte “çliruese dhe unike”.

 

Të fundit