Flash News

KRYESORE

‘Virgjëria’ e Xhenit të Big Brother bëhet shkak për sherrin mes Kelvit dhe Kastros

‘Virgjëria’ e Xhenit të Big Brother bëhet shkak
Kastro Zizo dhe Kelvi Kadilli janë përfshirë në një ‘sherr’ për shkak të ish-banores së Big Brother, Xhenit. E gjitha kjo nisi kur në studion e emisionit “Thurje” në Digitalb, i ftuar ishte aktori Timo Flloko dhe u diskutua dhe përmbajtja e emisioneve televizive në orare të papërshtatshme, kur edhe fëmijët janë para ekranit. Dhe për ta ilustruar, si shembull është marrë emisioni ‘Pop Culture’ kur e ftuar ishte Xheni dhe diskutohej për virgjërinë e saj. Dhe lidhur me këtë, Timo Flloko u përgjigj: se “Programet duhet të jenë në një kohë kur të vegjlit flenë”. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kelvit, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram i drejtohet Kastros me këto fjalë: “Kastro Zizo, unë jam rritur duke dëgjuar 2 Farm dhe vazhdoj e kësaj dite të dëgjoj Bonito! Nëse jam eksplicit për orën 4 të drekës është totalisht faji yt! Kështu që mbaj përgjegjësitë e tua dhe të këtij brezi që u rrit me frymën që ti i dhe për të qenë i lirë, pa komplekse dhe vetvetja! I love you too. Ps. Sa për vrimat e mia në vesh, po mendoj të hap të tretën.”

Të fundit