Flash News

KRYESORE

“Virusi është midis nesh”, Pëllumb Pipero tregon pse vdesin personat në intubim

“Virusi është midis nesh”, Pëllumb Pipero tregon pse

Mjeku Pëllumb Pipero tregoi se virusi është midis nesh dhe nuk është shuar epidemia. Ai tha gjithashtu se dinamikën e sëmundjes e tregojnë numrin e personave të shtruar në spita. “Në këta situatë dinamika apo graviteti i sëmundjes apo të ecurisë së epidemisë në vendin tonë është numri i shtrimeve në spital. Sipas mendimit tim nummri i rasteve të gjurmuara do ketë luhatje, virusi është midis nesh, nuk është shuar, apo eleminuar epidemia…”, tha Pipero.

Sipas mjekut Pipero, rastet që intubohen nuk kanë eksperienca të mira për shpëtimin. Sipas tij, eksperienca botërore tregon se 2 në 10 raste humbasin jetën nëse futen në intubim. “Duhet të themi që eksperienca e rasteve të rënda dhe të intubuara në të gjitha vendet nuk ka qenë e mirë. Në Amerikë kemi 2 në 10 që shpëtojnë, edhe në Itali po kështu. Por zërat dhe diskutimi apo debate midis shkencëtareve mbetet gjithmonë se sa i rëndë ka qenë dëmtimi në mushkëri. Sa i mundur është rikthimi në jetë, për këtë arsye beteja ka qenë e disfavorshme”, tha Pipero në Syri.net.

Sipas Piperos në Shqipëri nuk ka pasur shumë raste në intubim. Ai thotë se nëse dëmtimi në mushkëri është i madh, gjendja ndërklikohet. “Ne nuk kemi pasur raste të shumta të intubuara. Pjea e më madhe ka qenë më maskë oksigjeni, ku sot kemi një rast të intubuar në spitalin Covid 2. Arsyeja e thashë edhe njëherë është dëmtimi masiv i mushkërive. Në rast se mushkëritë dëmtohen oksigjeni nuk shkon në gjak, gjendja është e ndërlikuar….

Duhet të them kjo ka qenë një eksperiencë fare e re me shumë të panjohuara, në aspektin epidemiologjik, laboratorik. Natyrisht në fillimet e saj na kanë ardhur edhe raste, të lehta, të rënda dhe shumë të rënda. Tani na vinë në gjendje mesatarisht të rëndë. E kemi diskutuar dhe midis nesh dhe ndoshta besoj se ka një frikë për të ardhur në spital, sepse kanë frikë të veçohen nga famljarët, ose duhet të shikojmë te asistenca mjekësore për ta sjellë në kohën e duhur”, tha Pipero.

Të fundit