Flash News

KRYESORE

Virusi kinez, Manastirliu mbledh task-forcën për masat: Shqipëria, vend me rrezik të ulët

Virusi kinez, Manastirliu mbledh task-forcën për masat:

Ndërsa e gjithë bota është vënë në alert për rrezikun e përhapjes së coronavirusit që ka shpërthyer në Kinë, edhe Shqipëria ka nisur të zbatojë një plan masash për të parandaluar përhapjen e mundshme të këtij virusi.

Deri tani, janë shkaktuar dhjetëra viktima dhe mijëra të infektuar në Kinë, ndërsa janë identifikuar dhe disa raste në Azi, SHBA dhe në disa shtete të Evropës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur task-forcën e ekspertëve dhe sqaroi se është rritur survejimi dhe masat ndaj coronavirusit sipas udhëzimeve të OBSH-së.

“Me një urdhër të posaçëm për institucionet shëndetësore, ISHP, për inspektoratin shtetëror shëndetësor dhe operatorin e kujdesit shëndetësor kemi mundur të realizojmë zbatimin kam kërkuar të rriten survejimi dhe të identifikohet niveli i rrezikut sipas përhapjes së coronaviruesit”, tha ministrja, e cila qetëson qytetarët duke thënë se Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët për depërtimit të virusit.

“Nga raportimi i fundit Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët për depërtimit të virusit, duke qenë se është risi po merren masa paraprake për kontrollin e virusit. Kemi gati planet e përgatitjet për reagimet sipas shkallës. Masa po merren në pikat kufitare dhe aeroporte dhe për rritje e survejancës. Duke mos patur linja ajrore me Kinën jemi në risk më të ulët se vendet evropiane, por kemi marrë masa edhe në Rinas”, tha ministrja.

Të fundit