Flash News

KRYESORE

Virxhina/ Qëllohet me armë kongresmeni amerikan

Virxhina/ Qëllohet me armë kongresmeni amerikan

Steve Scalise kryetari i shumicës republikane në Dhomën Amerikane të Përfaqësuesve, dhe ndihmësi i tij janë plagosur gjatë një seance stërvitore bejzbolli në Virxhinia.

Policia po heton pistën e vrasjes së shumëfishtë, ndërkohë që një i dyshuar është shoqëruar në paraburgim.

Zoti Scalise dhe të tjerë ligjbërës të pranishëm në vendngjarje ishin mbledhur në një stërvitje për lojën vjetore të Kongresit mes demokratëve dhe republikanëve, që ishte planifikuar të luhej të enjten në Nationals Park.

Mediat lokale raportojnë se ka një prezencë të shtuar policore pas sulmit. Gjithashtu raportohet se republikani Scalise është qëlluar në ijë por është jashtë rrezikut për jetën.

Presidenti Donald Trump ka reaguar menjëherë pas ngjarjes duke e konsideruar si një tragjedi.

Pas më shumë se 50 të shtënash në fushën e stërvitjes, ka patur edhe përleshje mes agresorit dhe forcave të sigurisë së kongresmenëve.

Mediat amerikane raportojnë se edhe 2 oficerë policie kanë mbetur të plagosur.

 

Të fundit