All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Viti 2018 sipas Arvizusë: 10 ngjarjet që tronditën botën

Viti 2018 sipas Arvizusë: 10 ngjarjet që tronditën botën
All - Paragraf - 1

Ngjarjet më shenjuese në botë përgjatë vitit 2018 nga perspektiva e një diplomati, ish-Ambasadorit amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, aktualisht Partner i Përhershëm dhe Special i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qendër në Washington. Ambasdori Arvizu ka pranuar kërkesën e Politiko.al për një listë me ‘10 ngjarje që tronditën botën’.

All - Paragraf - 3

1-Paralajmërimet e forta të Panelit Ndërqeveritar të OKB për Nryshimet Klimaterike, tetor 2018;

2-Sfidat e ‘fake news’ në cdo cep të botës, nga zemra e Amerikës deri në Shqipëri;

3- (e lidhur me nr. 2) Thirrje të shtuara për ndërhyrje rregullatore në median socialale (Facebook, Instagram, Twitter, etj);

4- Impakti në rritje në mbarë botën i Lëvizjes “Me Too”;

5- Zgjedhjet amerikane të mesmandatit: Partia Demokratike fitoi shumicë të qartë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit;

6- Shtetet e Bashkuara shpallin synimin e tërheqjes nga Joint Comprehensive Plan of Action (JCPOA), i njohur gjerësisht si  Pakti Nuklear me Iranin;

7- Presidenti Trump shpall fitoren kundër ISIS dhe lajmëron planin për tërheqjen e trupave  amerikane nga Siria;

8- Kushti i Trumpit për një mur në kufirin amerikano-meksikan con në bllokim të pjesshëm të qeverisë amerikane;

9- Paqartësi të vazhdueshme rreth Brexit dhe implikimeve për të ardhmen e Europës;

10- Bursa në të gjithë botën hyn në një fazë paparashikueshmërie teksa viti 2018 i afrohej mbylljes.

Të fundit