Flash News

E-TJERA

Viti 2019 ka qenë fantastik për Messin, ja statistikat mbresëlënëse

Viti 2019 ka qenë fantastik për Messin, ja statistikat

Leo Messi dhe Barcelona e mbyllën vitin 2019 me një fitore bindëse 4-1 ndaj Alaves, argjentinasi shënoi golin e tretë të takimit që ishte vërtetë spektakolar.

Edhe pse nuk arriti të fitonte dot Champions League, ky vit ka qenë fantastik për Messin. Statistikat e tij janë vërtetë mbresëlënëse:

  • Për herë të nëntë rresht, "Pleshti" shënon 50 ose më shumë gola. Këtë vit e mbylli me 50 gola në 58 ndeshje dhe 21 asiste.
  • Në fillim të këtij muaji, ai fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierën e tij.
  • Gjatë këtij viti fitoi trofeun e La Ligës me Barcelonën
  • Lojtari më i mirë i vitit në La Liga
  • Lojtari më i mirë i vitit nga FIFA
  • Pichichi (golashënuesi më i mirë në kampionat)
  • Këpuca e Artë (golashënuesi më i mirë në pesë ligat e Europës)

 

 

Të fundit