Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Viti 2019 ishte një vit i ngjeshur në skenën botërore. Një paradë në dukje e pafundme e samiteve, krizave dhe protestave ka mbizotëruar titujt e lajmeve në mbarë botën. Më poshtë ne kemi listuar disa nga ngjarjet më të bujshme të këtij viti, disa prej të cilave pritet të vazhdojnë edhe në vitin 2020.
Protestuesit pushtojnë rrugët
"Viti i Protestave" mund të jetë përmbledhja më e mirë për vitin 2019.
│Hong Kongu fitoi vëmendjen më të madhe. Shkaku ishte një projektligj ekstradimi që kritikët e panë si shkelje te te drejtave te njeriut dhe minojne 'sistemin e dyfishte' qe rregullon marrëdhëniet e qytetit me Kinën kontinentale.
│Algjerianët dolën në rrugë në shkurt, duke e detyruar përfundimisht Presidentin Abdelaziz Bouteflika të jepte dorëheqjen.
│Në prill, protestuesit sudanezë nxitën dorëheqjen e Presidentit Omar Hassan al-Bashir.
│Në tetor, një rritje e të tarifave të transportit i dërgoi kilianët në rrugë për të protestuar ndaj pabarazisë, ndërsa një taksë e propozuar në Liban dha një tjetër valë protestash.
│Demonstratat tronditën Irakun duke filluar në tetor ndërsa protestuesit sfiduan institucionet qeverisëse të vendit.
│Protestat tronditën gjithashtu Bolivinë, Indinë, Nikaraguan, Rusinë, vendet e Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë.
Lufta tregtare SHBA-Kinë
Në shkurt, Trump vonoi vendosjen e një raundi të ri tarifash për mallrat kineze në një përpjekje për t'i dhënë negociatorëve kohë për të arritur një marrëveshje. Sidoqoftë, marrëveshja nuk arriti të zgjidhë ndryshimet kryesore midis dy superfuqive ekonomike, duke sugjeruar që viti 2020 mund të ishte i trazuar në frontin e tregtisë.
Tensionet në Gjirin Persik
Lufta në Gjirin Persik dukej e menjëhershme në disa pika në vitin 2019. Në tetor, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po dërgonin 3,000 trupa shtesë dhe disa sisteme të mbrojtjes raketore në rajon për të mbrojtur Arabinë Saudite nga agresioni iranian. Deri në fund të vitit, kishte bisedime që rreth 14,000 trupa amerikane të tjerë mund të drejtoheshin në Arabinë Saudite.
Kriza presidenciale në Venezuelë
Kriza presidenciale e Venezuelës shpërtheu kur Asambleja Kombëtare e vendit rishpalli president Nicolas Maduro. Kjo u kundërshtua nga Juan Guidao, i cili u vetëshpall President. Ai u mbështet nga shumë vende të botës, mes tyre edhe SHBA dhe BE, por kriza në Venezuelë solli edhe viktima.
Zjarri shkatërrues i Notre Dame në Paris
Tronditje dhe trishtim në të gjithë botën solli zjarri i madh që përfshiu Katedralen e Notre Dame në Paris, e cila u dogj në mënyrë të pakontrollueshme për 8.5 orë.
Djegia e Amazonës
“Mushkëria e planetit”, pylli tropikal i Amazonës u përfshi nga flakët, duke u djegur me një ritëm tepër të lartë. Presidenti brazilian Zaich Bolsonaru tha se qeveria e tij nuk kishte burime për të luftuar zjarret në pyjet e Amazonës. Sipas agjencive qeveritare në vitin 2019 u regjistruan 72.843 zjarre.
Pushtimi turk në Siri
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi përmes “Twitter” se një operacion i ri ushtarak turk ishte nisur në veri-lindje të Sirisë kundër milicive kurde siriane. "Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane (rebelët sirianë të mbështetur nga Ankaraja) kanë nisur Operacionin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë," shkroi presidenti turk. Komuniteti Ndërkombëtar dënoi pushtimin turk.
Shteti Islamik konfirmon vdekjen e Bagdadit
Shteti Islamik konfirmoi se udhëheqësi i Abu Bakr al-Bagdadi u vra pas një sulmi amerikan. Organizata xhihadiste vendosi Ebu Ibrahim al-Hashimi al-Kurasi si pasardhësin e saj.
Tërmeti në Shqipëri
Më 26 nëntor 2019, një tërmet me magnitudë 6,4 me epiqendër në Durrës goditi vendin duke shkaktuar 51 viktima, mbi 1000 të plagosur dhe qindar të pastrehë.
Brexit
Mbretëria e Bashkuar përfundoi 2019 me qartësi në lidhje me Brexit, por u desh një udhëtim i trazuar për të arritur atje. Më 20 dhjetor, Parlamenti votoi me shumicë dërrmuese për të dalë nga BE deri më 31 janar.