Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Viti i Shqipërisë në shifra (lindjet, vdekjet, martesat, divorcet)
Numri i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 7.403, duke shënuar një rënie prej 9,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 4.716, duke shënuar një rënie prej 5,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.
Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 2.687 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2019 pasqyron një rënie prej 17,1 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018.
Në tremujorin e tretë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.223 numrin e vdekjeve, ndërsa i vetmi qark me shtesë natyrore me vlerë negative është ai i Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 53 numrin e lindjeve.
Lindjet
Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.410 lindje, të cilat shënojnë rënie me 11,3 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 115 lindje, duke patur një rënie prej 18,4 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018.
Dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve në përqindje, gjatë kësaj periudhe e shënojnë: qarqet Gjirokastër me 18,4 % dhe Elbasan me 14,9 %.
Qarqet, të cilat kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 1,1 % dhe Vlora me 0,5 %.
Vdekjet
Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet nëqarkun e Kukësit, me 113 vdekje, me një rënie prej 0,9 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018.
Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve, në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Durrësit me 18,8 % dhe i Gjirokastrës me 9,7 %.
Qarku, i cili ka pësuar rritje në përqindje të numrit të vdekjeve është ai i Beratit, me 2,9 %.
Numri i martesave dhe divorceve për tremujorin e tretë 2019
Martesat dhe divorcet, 2014-2018 | |||
Marriages and divorces, 2014 - 2018 | |||
Vitet | Martesa gjithsej | *Divorce gjithsej | Divorce për 100 martesa |
Years | Total marriages | *Total divorces | Divorces per 100 marriages |
2014 | 23,769 | 4,240 | 17.8 |
2015 | 24,997 | 3,761 | 15.0 |
2016 | 22,562 | 4,345 | 19.3 |
2017 | 22,641 | 4,508 | 19.9 |
2018 | 23,104 | 4,846 | 21.0 |
* Burimi: Ministra e Drejtësisë | |||
*Source: Ministery of Justice |