Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Viti i zgjimit”/ 2018-ta nisi dhe përfundoi me protesta qytetare
Nga shkurti deri në dhjetor të 2018-s, nga veriu në jug të Shqipërisë, qytetarët kanë protestuar për kauza të ndryshme, më së shumti ndaj vendimeve të qeverisë.
Politiko.al ka bërë një përmbledhje të protestave qytetare gjatë vitit.
- Naftëtarët rinisën protestat në shkurt të 2018-s
Në protestën e shkurtit para prefekturës së Fierit, naftëtarët kërkonin pagat e prapambetura dhe realizimin e statusit të naftëtarit. Por, ndonëse kanë kaluar gati dy vite nga miratimi i Statusit të Naftëtarit, ai akoma nuk është vënë në zbatim. Ata kanë vijuar edhe gjatë vitit protesta të shumta, por pa efekt.
- Protesta për taksën e Rrugës së Kombit
Kuksianët, me 31 mars 2018, i vunë zjarrin sporteleve kundër tarifës prej 5 euro për kalimin e mjeteve . Të plagosur mbetën qytetarë e efektivë të policisë. Në pranga të policisë gjatë natës u vunë 23 kuksianë nën akuzën e “tubimeve të paligjshme”. Qytetarët kuksianë protestuan para komisariatit për ditë me radhë deri në lirimin e tre të arrestuarve të fundit që u lanë të lirë më 19 qershor.
Taksa u rivendos në shtator të këtij viti, me disa lehtësira për kuksianët. Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth është 100 lekë për një kalim ose 200 lekë vajtje ardhje. Ndërsa mjetet e tjera nga 5 euro.
- Protesta e qepenave, biznesi i vogël kundër TVSH-së
Me 9 prill 2018-të, bizneset e vogla e të mesme u ngritën në protestë pasi refuzonin të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar me 20% (skemë, e cila u fut në fuqi prej 1 prillit).
Kjo përgjegjësi tatimore iu vu çdo tatimpaguesi që:
- shet mallra apo kryen shërbime, i cili për vitin kalendarik 2017, ka realizuar një qarkullim mbi shumën 2,000,000 lekë;
-ekzistues apo i regjistruar rishtazi, i cili parashikon të realizojë një qarkullim mbi këtë kufi, gjatë vitit 2018.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nastos, i cili e konsideron këtë reformë të dështuar, në gjashtëmujotin e parë pas futjes së skemës së TVSH-së për biznesin e vogël, janë mbyllur rreth 13 000 biznese. Ndërsa çmimet janë rritur me 32%.
- Protesta e minatorëve
Në qershor të këtij viti, minatorët protestuan para Kryeministrisë për miratimin e Statusit të Minatorit; draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë, bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pa miratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.
Në propozimet e tyre kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Me prioritet, në draft konsiderohen katergoritë e dala në pension para viteve 2000. Gjithashtu kërkohen kontrolle shëndetësore periodike falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale siç është e strehimit.
Ndonëse të shumta kanë qenë protestat e minatorëve dhe gjatë muajve në vijim, asnjë zgjidhje nuk është dhënë për ta.
- Protesta e Inceneratorëve
Ndërtimi i mundshëm i inceneratorëve të mbetjeve, për të cilin qeveria ka dhënë 28.3 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ka ngjallur banorëve të Fierit, Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.
Fituesit pa garë të këtyre koncesioneve janë një rrjet kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën si dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale me pronarë të panjohur.
Në prill të 2018-s, banorët e prekur nga ndërtimi i këtij inceneratori bllokuan mjetet e kompanisë nënkontraktore që nisi të furnizojë objektin me material ndërtimi në Fier. Protesta janë zhvilluar dhe në vijim.
Problematikë kryesore e këtyre inceneratorëve mbetet djegia e plehrave, që sipas ekspertëve do të sillte ndotje shumë të madhe për një vend të vogël si Shqipëria.
- Protesta për Teatrin Kombëtar
Parlamenti votoi me 75 vota pro, ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave në të njëjtin vend. Prej fillimit të korrikut, artistët kanë vijuar protestën e tyre, si fillim jashtë godinës së Parlamentit, ndërsa më tej para godinës së Teatrit Kombëtar.
Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi ligjin. Por Parlamenti rrëzoi me pesë tetor dekretin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, duke i hapur kështu rrugën shkatërrimit të objektit, i cili do të zëvendësohet me Teatër të ri. Ndërsa artistët kanë vijuar protestën dhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit.
Sipas projektit të kompanisë “Fusha shpk”, synohet transformimi i pronës së saj prej vetëm 298.1 m2 në një kompleks kullash 17-21 kate, të shtrira mbi 8465 m2 tokë publike-përfshirë Teatrin Kombëtar, ish-selinë e Partisë Demokratike dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
- Zgjerimi i “Unazës së Madhe”, banorët në protestë
Si pasojë e projektit për zgjerimin e “Unazës së Madhe”, qindra banesa rrezikojnë të shemben. Prej fillimit të nëntorit dhe çdo ditë në vijim, banorët kanë protestuar duke kërkuar dëmshpërblim “cen më cen”, përkundrazi “do t’i mbrojnë me gjak banesat e tyre”. Ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk pranon të dëmshpërblejë banorët, pasi i konsideron zaptues që kanë uzurpuar zonat në Tiranë.
Aktualisht punimet për shembjen e rreth 300 banesave për zgjerimin e rrugës kanë ndaluar për shkak të një skandali të kompanisë që do të realizonte afro 3 kilometra rrugë me një kosto prej 40 milionë eurosh.
- Protesta e Studentëve
Protesta masive 18-ditore e studentëve u konsiderua si “dhjetori i dytë” pas asaj të studentëve në ’91. Studentët nga e gjithë Shqipëria, me fokus në Tiranë (para Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë, Korpusit Universitar), por edhe në rrethe (para universiteteve), kanë protestuar duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave të tyre.
-Përgjysmim i tarifës së studimi
-Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
-Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
-Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
-Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
-Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
-Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019”.
Kryeministri Edi Rama ka pranuar plotësimin e kërkesave pjesërisht, por i fton ata të dialogojnë. Ndërsa studentët duke refuzuar kërkesën e Ramës për dialog, kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen të teta kërkesat do rinisin protestat në janar.
- Protesta e Diasporës
Me 28, 29, 30 dhjetor shqiptarët e Diasporës, me iniciativën e Genc Sejkos zhvilluan protesta para Kryeministrisë. Ata mbështetën kauzat e qytetarëve në Shqipëri, si të studentëve, banorëve të Astirit e minatorëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38






