Flash News

KRYESORE

Vizat amerikane për studentët, ambasada e SHBA në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët që duan të aplikojnë për vizë për të studiuar.

Sipas ambasadës së SHBA kujton studentët se “nëse aplikoni për një vizë studentore, ju duhet të keni një plan për të paguar shkollimin dhe shpenzimet tuaja në Shtetet e Bashkuara”.

“Është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë studentë shqiptarë që aplikojnë për vizë për të studiuar në universitetet e Shteteve të Bashkuara, por mos harroni se nëse aplikoni për një vizë studentore, ju duhet të keni një plan për të paguar shkollimin dhe shpenzimet tuaja në Shtetet e Bashkuara. Vizat studentore janë për të studiuar dhe jo për të punuar!”,  sqaron ambasada e SHBA në Tiranë.

Të fundit