Vizat/ Jeton prej vitesh në Holandë, Flutura Açka kritika qeverisë shqiptare: Joshjet dhe dhuratat nuk e mbulojnë dot korrupsionin

Me titullin “Ç’faj na ka Holanda”, shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka komentuar vendimin e fundit të parlamentit Holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë, për shkak të kriminalitetit të shtuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Açka, e cila jeton prej vitesh mes Shqipërisë dhe Holandës ka bërë përgjegjëse për këtë situatë vetëm qeverinë shqiptare.

“…Por çfarë është më shqetësuese, e që druaj ta them, është se ky mocion parathotë një veto të mundshme të Holandës për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Dhe përgjegjësia për këtë bie drejtpërdrejt mbi qeverinë shqiptare. As joshjet, as dhuratat, as propaganda, lektisjet ndaj ambasadorëve të Europës (përfshirë edhe ato të Holandës), as mbjelljet e pemëve me të deleguarit e Holandës, të cilët, edhe pse vinin të ngarkuar me shqetësimet për rritjen e kriminalitetit, iu shitën shqiptarëve si duartrokitje për sukseset, as propaganda ekstreme kundër opozitës dhe lidershipit të saj, si dëmtuesja e reputacionit të zhvillimit të Shqipërisë, as farsiteti i përditshëm që emetohet nëpër ekranet e kapura të medias shqiptare, nuk e mbulojnë dot korruptimin e plotë shtetëror që ka çuar në një ethe shqiptare për ta lënë Shqipërinë…”, shkruan shkrimtarja.

Komentin e plotë e gjeni në artikullin e Gazeta Shqiptare